Kuvendi 4 1024x588

Parlamenti miratoi pas një seance maratonë projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. 75 deputetë të mazhorancës votuan pro, 1 abstenoi, ndërsa 15 votuan kundër.

Pas vendimit reagoi ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, tha ministrja.

Ligji ka për qëllim thelbësor rregullimin e veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke evituar problematikat e hasura gjatë zbatimit të ligjit në fuqi.

Projektligji përfshin gjithashtu rregullimet ligjore të domosdoshme, për ushtrimin e funksioneve të shërbimeve konsullore, nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, jashtë vendit.

Po me votat e mazhorancës u miratua projektligji për qeverisjen elektronike dhe projektvendimi për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare.

Seanca zgjati rreth 18 orë dhe përfundoi vetëm në orët e para të mëngjesit pas debateve dhe akuzave mes palëve.

Ndërkohë me votat e mazhorancës u rrëzuan disa projektligje të propozuara nga ana e opozitës. Bëhet fjalë për projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, akcizat, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, tatimin e vlerës së shtuar, për statusin e minatorit dhe atë për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë.

Në këtë seancë u zgjodhën anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Selami Xhepa, Holta Zaçaj, Jonida Prifti dhe Ervin Mete ndërsa votimi për Matilda Shehun u shty për në një seancë tjetër.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights