Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit hera – herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë vijës bregdetare si dhe përgjatë relieveve malore në verilindje-lindje. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin territor duke mbetur prezent me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa përgjatë vijës bregdetare lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, verilindje –lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në juglindje në lartësitë mbi 1000-1100m reshje bore ma intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jug me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s, me valëzim në det të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
6/10 | Re shi diell |
Kukës |
3/12 | Re shi/borë diell |
Lezhë |
6/10 | Re shi diell |
Dibër |
2/10 | Re shi/borë diell |
Durrës |
8/15 | Re shi diell |
Tiranë |
9/15 | Re shi diell |
Elbasan |
8/14 | Re shi diell |
Berat |
7/16 | Re shi diell |
Vlorë |
9/15 | Re shi diell |
Korçë |
3/10 | Re shi/borë diell |
Gjirokastër |
4/10 | Re shi/borë diell |
Sarandë |
8/15 | Re shi diell |
