📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bajram Begaj 696x547

Përvjetori i nisjes së ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një postim në rrjetin social X, shprehu urimet e rastit për Universitetin e Tetovës në datën e nisjes së ligjëratave të para, të cilën e cilësoi një ngjarje historike të ndërtuar mbi sakrificë, përkushtim dhe vizion.

Presidenti Begaj nënvizoi se “ky universitet është fitore e dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, simbol i qëndresës dhe shpresës për brezat e rinj”.

“Lavdi atyre që sakrifikuan për këtë ideal fisnik! Uroj që Universiteti i Tetovës të vijojë të rritet e të forcohet, duke mbetur gjithmonë vatër e dijes dhe e përparimit”, tha Begaj.

Universiteti i Tetovës konsiderohet sot një institucion i konsoliduar i arsimit të lartë, me dhjetëra programe studimi dhe mijëra studentë të diplomuar ndër vite.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights