Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës krerët shtetëror kanë zhvilluar homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti e kabineti qeveritar sot bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari që ranë për lirinë e vendit, raporton KosovaPress.
Përpara homazheve në Prekaz, krerët shtetërorë bënë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, kompleksi memorial i të pagjeturve.
