esë mijë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “veshën” sot monumentin e pavarësisë NEWBORN, në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotografi të monumentit të pavarësisë së Kosovës, i cili nderon luftën e UÇK-së për pavarësi.
“Pas ‘burgosjes’ simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin ‘Kosova e burgosur’ sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”, u shpreh Rama.
Monumenti ikonik i Kosovës NEWBORN është shndërruar edhe këtë vit në qendër të aktiviteteve që përkujtojnë pavarësinë e Kosovës dhe Luftën e UÇK-së.
Më herët aktivistët e platformës “Liria ka emër” në mënyrë simbolike rrethuan monumentin me rrethime hekuri duke e kthyer në një imazh burgu.
Në rrethim është vendosur tabela me logon e Dhomave të Specializuara me mbishkrimin “Kosova e burgosur”.
Simbolika e zgjedhur këtë vit në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës vjen në një moment kur prokurorët e Hagës kanë kërkuar dënimin me 45 vjet burg për katër udhëheqësit e UÇK-së, të cilët mbahen të paraburgosur në Hagë.
