A0b4046b 69db 447b a8ca 4f630d963db3 696x464

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Parlamenti i Shqipërisë do të shprehet fillimisht për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe më pas për ndryshimet ligjore të prezantuara në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Kryeministri Rama, njëherazi kryetari i PS, nënvizoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, se “s’duhet t’i shkojë më në mend askujt që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon prokurorit nga mbrapa pa arsyetuar, të marrë peng një funksion kushtetues”.

“Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me gjithë përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja duhet të ketë parasysh që edhe në aspektin kohor, Parlamenti do të shprehet përpara për imunitetin dhe më pas do kalojë në votë ky ndryshim”, tha kryeministri Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights