Screenshot 6 13 696x505

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti, sot është dorëzuar në  Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, raporton KosovaPress.

Deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi. Përmes kësaj rezolute kërkohet një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë.

Këtë rezolutë e ka dorëzuar në Dhomat e Specializuara, veprimtari Sali Bislimi i cili kërkesën e zyrës së Prokurorisë Speciale (ZPS-së) për 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së e ka konsideruar skandal dhe ofendim për drejtësinë ndërkombëtare.

“Është një thirrje edhe nga parlamentarët zviceran në emër të organizatës jo qeveritare Çdo perëndimor i Kosovës që kemi kërkuar një proces të drejt, të paanshëm dhe të barabartë. Që në realitet kjo gjykatë asnjë nga këto nuk i ka pas. Edhe jemi këtu edhe për të protestuar se është shumë e vështirë një prokurori i tillë të bëjë një skandal duke kërkuar 45 vite burgim, kjo është edhe një ofendim për drejtësinë ndërkombëtare, për vetë Hagën për vetë këtë gjykatë. Do të thotë ne nuk mund të jemi pa zë dhe jemi këtu për ta dëshmuar veten, kontributin tonë, historinë tonë e cila nuk guxon me asnjë çmim të njolloset… Liria po vjen, presidenti në Kosovë“, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë, Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës së Speciales.

Ai e ka quajtur qesharake deklaratën e ZPS se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka mashtruar me ndërkombëtarët.

“Këtë gjykim apo Dhomat Specializuese i shoh të panevojshme dhe ky gjykim që është duke vazhduar në fabrikimin e dosjeve apo falsifikimin e dosjeve të tyre  me njerëz të paguar e të infiltruar. Përndryshe, mund të them të cilët bashkëpunuan me Serbinë dhe tash erdhën dhe dëshmuan këtu duke u munduar ta njollosin luftën e UÇK-së të cilët nuk besoj që do të mund t’ia arrijnë qëllimit për arsye se lufta ka qenë e shenjt, lufta ka qenë e popullit, populli e ka mbështetur luftën, dhe ne kemi luftuar për ta çliruar vendin tonë nga hardhitë paramilitare çetnike serbe… Mbrojtja ka qenë shumë e fuqishme, e drejtë çdo zog në ajër ua ka vrarë e ka vrarë, çdo aktakuzë të tyre e ka hedhë poshtë duke treguar  me argumentet të forta, me njerëz me dëshmitarë ndërkombëtarë që ne  në mbrojtjen për Hashim Thaçin dhe të tjerët kështu që po besoj që mbrojtja do t’i hedh dhe i ka hedhur të gjitha aktakuzat poshtë dhe ne shpresojmë që në maj ta festojmë lirimin e tyre”, tha ai.

Më 9 shkurt në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights