Okk 696x469

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit gjeti shkelje të rregullave pvr sigurinë ushqimore.

AKU bëri me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HAÇP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

AKU informon se për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta. Produktet janë ​1400 kg krem gjalpi, ​2415 kg mocarela, ​90 kg gjalpë i freskët lope, ​100 kg gjizë dhe ​18  kg moxarella (kova).

AKU informon se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights