Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Banorët e Divjakës përsëri protestë kundër vendosjes së traut. Forca të shumta policie në vend.

Banorët përplasje me policinë.

Vendimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vendosjen e një trau elektronik dhe bërja me pagesë për turistët dhe vizitorët, hyrja në parkun kombëtar të Divjakës ka nxitur reagimin e banorëve të zonës.

Banorët kundërshtojnë vendosjen e traut duke e konsideruar në shkelje të ligjit edhe nga ana e Bashkisë që ka dhënë lejen e ndërtimit.

Ata kundërshtojnë me force privatizimin e pasurisë kombëtare.

Vendosja e traut me pagesë do të cenonte edhe bizneset që operojnë në këtë zonë të cilët thonë se do e mbrojnë me çdo kusht pasurinë e qytetarëve për mirëmbajtjen e së cilës kontribuojnë vazhdimisht.

Edhe më herët banorët kanë kundërshtuar hyrjen me pagesë në parkun e Divjakës, duke e cilësuar këtë një vendim për privatizimin e pronave shtetërore.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights