Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i mbylli mikrofonin kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për fjalor të papërshtatshëm ndërsa ky I fundit mori fjalën në seancën e sotme plenare.
Debati nisi nga deputeti Luçiano Boçi i cili akuzoi mazhorancën se po mbron Belinda Ballukun. Ndërsa mori fjalën Berisha, e vijoi argumentin por Peleshi i mbylli mikrofonin.
Deputetët e PD u mblodhën rreth foltores me kërkesën që Berisha të vijonte fjalën.
Peleshi bëri thirrje që deputetët të vijojnë seancën normalisht por bllokimi i foltores ka vijuar edhe ndërsa fliste kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
