Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht në pjesën e parë të ditës, dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut priten të herëpashershme (me ndërprerje), me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, deri në mesditë, ndërsa gradualisht në orët e pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug të vendit, në intervale afatshkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/12 | Diell re shi |
| Kukës | 4/10 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 10/12 | Diell re shi |
| Dibër | 2/10 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 9/17 | Diell re shi |
| Tiranë | 8/15 | Diell re shi |
| Elbasan | 4/16 | Diell re shi |
| Berat | 6/17 | Diell re shi |
| Vlorë | 9/16 | Diell re shi |
| Korçë | 3/9 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | 6/13 | Diell re shi |
| Sarandë | 9/17 | Diell re shi |
