Berisha1 6 1024x675

Kreu i PD-së Sali Berisha në komunikatën e tij për mediet sot në 11 shkurt, tha se Partia Demokratike mbajti një protestë madhështore dje në 10 shkurt.

Berisha shprehet se Rama dëshironte gjak, pasi kishte përgatitur ekzekutimin me snajper të protestuesve.

“Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Prandaj ai kishte vënë në krye të banditëve me uniformë Sokol Bizhgën, kriminelin famëzi, që dorëzoi tek bandat Gjergj Mehmetin, kolegun e tij në rrugën Sarandë-Gjirokastër Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë. Ky urdhëroi spajperët të qëllojnë 4 protestues. Ata nuk po kryenin asnjë veprim. Goditja me plumba në kokë në të shumtën e rasteve rezulton me vdekje. Janë goditur në kokë protestues, kanë plagë, mes tyre është dhe një zonjë.  Edi Rama donte gjak, që të shpëtojë plaçkën që ka vjedhur në kaq shumë vite pushtet. Policia përdori mjete piroteknike kundër demonstruesve dhe këto janë të gjitha të filmuara. U shënua një barbari ndaj gazetarëve. Në total, u shoqëruan 25 vetë, nga të cilët 17 personave iu është komunikuar masa e arrestit , pa pasur asnjë fakt,. Mes të ndaluarve janë 17-vjeçarë e 16-vjeçarë, që janë krenaria e kombit. E nisin jetën politike duke protestuar kundër së keqes të vendit. Ata që kanë firmosur urdhër-arreste, mos ta harrojnë se drejtësia nuk harron”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se është e paimagjinueshme, që deputetët e parlamentit “të ndiqen dhe rrihen nga policia”.

“Dhunës nuk i shpëtuan as deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Jeni dëshmitar që u dhunua Bledjon Nallbati, që nuk po kryente asnjë veprim tjetër, përveç se po ndihmonte një fëmijë, që po arrestohej. Është hakmarrje primitive e Ramës ndaj një deputeti guximtar. Sulmi fizik ndaj deputetëve opozitarë tregon se Rama kërkon përballje civile”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi dhe njëherë që Rama ka marrë “karton të zi” në Bruksel.

“Rama ka marrë jo karton të kuq, por të zi në Europë. Kjo, sepse do që të bllokojë reformën në drejtësi. Po cenon edhe integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë, që është një proces jetik për vendin. Ka menduar se mund t’ju shesë gënjeshtrat e veta përfaqësuesve të Europës, por kartonin e pa”, deklaroi ai.

Dje, në 11 shkurt Partia Demokratike zhvilloi përpara Kryeministrisë protestën e dytë kombëtare, e cila degradoi në përdorimin e dhunës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights