Për dekada të tëra, Parkinsoni është lidhur kryesisht me deficitet në lëvizshmëri, që zanafillën e kanë nga pjesa e trurit që kontrollon lëvizjet muskulore. Ndërkohë, studimi i fundit ndryshon këtë perspektivë, pasi tregon që sëmundja i ka rrënjët në një mosfunksionim të një rrjeti më të gjerë.
Analizat mbi 800 pacientë kanë treguar se lidhjet janë me rajonet në tru përgjegjëse për emocionet, kujtesën dhe kontrollin e lëvizjes. E gjithë zona, e quajtur Scan, në 18 pacientë është aplikuar stimulimi magnetik duke i dërguar trurit impulse, dhe brenda dy javësh pacientët kanë treguar një reagim pozitiv në 56%.
Studimi mjaft i rëndësishëm është publikuar në revistën shkencore Nature dhe është rezultat i punës kërkimore të disa universiteteve ndërkombëtare.
