Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Malësinë e Madhe ku rrjedha e ujit ka marr përpara një automjet ku po udhëtonin tre persona, babai bashkë me vajzën dhe djalin e tij.

Makina me të cilën po udhëtonte Pjetër Gjoka së bashku me dy fëmijët e tij të miturv u mor nga rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Fatkeqësisht babai dhe djali kanë ndërruar jetë, ndërsa vajza ka shpëtuar pasi është ndihmuar nga një banor i zonës.

Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë: 

 

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights