Maxresdefault

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp sot, 4 shtator, përplasjen e kryeministrit Edi Rama me shoqatën e gjyqtarëve për punën e pagave të magjistratëve. Berisha u shpreh se piramida e pagave është e drejtë ekskluzive e ekzekutivit.

Mirëpo ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës se ka përmbysur piramidën e pagave pas Reformës në Drejtësi. Sipas tij, duke caktuar rroga të larta për prokurorët e posaçëm i është vënë kazma piramidës së pagave.

“Erdhi ky me vllahicë dhe stërvllahicë përmbysi piramidën e pagave. Ky shakaxhi, shkarravitës që ka zero ide për shtetin, nuk kuptoi që po i vinte kazmën në themel piramidës së pagave duke caktuar rrogat që i caktonte Vllahia që raportet në komision i merrte nga zyra e tij. Çdo gjykatës sot ka 100% të drejtë të mos pranojë piramidën ekzistuese. Nuk është çështje e niveleve, është çështja që një prokurori në prokurorinë speciale i jep një rrogë dy herë më të madhe se gjykatësit kushtetues. Ju e dëgjuat çfarë thashë për të, por nuk mund ta bëjë shteti. Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë. Kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, presidenti. Kurse ky vetë ka votuar piramidën, vetë ka votuar në Kushtetutë ligjin. Ç’po kërkojnë shoqata e gjyqtarëve? Të zbatojnë ligjin. Prandaj edhe unë nuk do isha kurrë në mbështetje të tyre po të mos ishte kjo. Ky e ka përmbysur piramidën e pagave, ky është përgjegjësi kryesor. Nuk luhet me piramidën e rrogave. Urdhëro çfarë ndodh tani”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për protestën që do të mbajë më 10 shkurt Partia Demokratike duke deklaruar se numri i qytetarëve që kërkojnë të mos lëshohet sheshi është në rritje.

“Ata janë qytetarë të përgjegjshëm që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Si mundet një gjykatës kushtetues të mos ndjejë përgjegjësinë ligjore, të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve por të bëhet strofulla e fundit e tij. Vetëm fjala e qytetarëve ka ngelur këtu dhe kam bindjen se këtë betejë qytetarët do ta fitojnë”, tha Berisha.

Sipas tij, objektivi i PD-së është largimi i Ramës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights