Me logo 1 1 696x539

Në drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat i Kuvendit në mbledhjen e tij të radhës dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaten e vetofruar për plotësimin e vakancës për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, Merita Bejtja.

Në nisje të mbledhjes Ekonomi njoftoi se në përfundim të afateve të përcaktuara ka shfaqur interes vetëm Merita Bejtja, e cila e mban aktualisht këtë pozicion.

Më pas Bejtja bëri një paraqitje të eksperiencës profesionale dhe vizionit të saj në lidhje me pozicionin për të cilin kandidon, sfidat me të cilat është përballuar përgjatë ushtrimit të funksionit që mban, si dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights