Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 56 njerëz, raportojnë mediat e huaja. Raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë.

“Janë dhjetëra njerëz të vrarë.

Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar.”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Mediat e huaja flasin për më shumë se 700 të plagosur. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë njerëz dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për më shumë se tre minuta.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.

 
 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights