Db89ecaf 2137 4df0 a994 3723a38e68e9 696x464

Në 82-vjetorin e përkujtimit të masakrës së 4 Shkurtit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në nderim të dëshmorëve të rënë.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se masakra e 4 Shkurtit 1944 përbën një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës, një akt barbar i terrorit nazist dhe i bashkëpunëtorëve të tij, i kryer ndaj qytetarëve të pafajshëm vetëm sepse besuan në lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ai nënvizoi se kjo ngjarje nuk mund të kuptohet e shkëputur nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila përfaqëson një nga momentet më vendimtare të historisë kombëtare dhe që e rreshtoi Shqipërinë përkrah koalicionit antifashist botëror, në anën e duhur të historisë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS theksoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare zgjidhi një nga dilemat më të mëdha historike të vendit, duke garantuar rreshtimin e Shqipërisë përkrah vlerave të lirisë, antifashizmit dhe dinjitetit njerëzor, ndërsa sakrifica e partizanëve shqiptarë e bëri Shqipërinë një aleate të vogël në përmasa, por të madhe për nga qëndresa dhe gjaku i derdhur.

Balla u ndal gjithashtu te përpjekjet për relativizimin e historisë, duke theksuar se ajo mund të studiohet dhe të analizohet, por nuk mund të rishkruhet.

“Çdo tentativë për të errësuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të vënë në diskutim 29 Nëntorin apo për të barazuar çlirimtarët me bashkëpunëtorët e pushtuesit, u cilësua si një fyerje ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, si dhe një rrezik serioz për deformimin e kujtesës kolektive”, tha Balla.

Në përfundim, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste riafirmoi se nderimi i dëshmorëve të 4 Shkurtit dhe i të gjithë të rënëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk është vetëm një akt përkujtimor, por një detyrim moral, historik dhe institucional, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të shtetit për mbështetjen dhe vlerësimin e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights