Deputetët e opozitës u bënë bashkë ditën e sotme në një tryezë të përbashkët. •Me ftesë të deputetit Gazment Bardhi, takimit iu bashkuan 43 deputetë, ndërsa 4 prej tyre ishin online. •Jorida Tabaku, Petrit Doda, Ilda Dhori dhe Lefter Gështenja ishin të pranishëm online. •Ndërsa, deputetët e PD që mbështesin Lulzim Bashën nuk ishin të pranishëm. •Në fjalën e tij për mediat, Bardhi bëri thirrje që deputetët duhet të lënë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare. •Nga ana tjetër, Berisha deklaroi se është përgjegjësi e opozitës për të gjetur mënyrën për të dalë nga rrethi vicioz. •Teksa falenderoi Bardhin për organizimin e këtij takimi, me qëllimin që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament, Berisha shtoi se opozita ka misionin më të vështirë vendimtar në 32 vite.

Ndersa Lulzim Basha deklaroi se i uron “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan” Gazment Bardhit. Ky i fundit, pas mbledhjes së sotme me 43 deputetë të opozitës i është përgjigjur para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes.

Bardhi u shpreh se nuk ka koment, por e fton që t’i rikthehet misionit opozitar.

“Nuk kam asnjë koment, ftesa për Bashën është t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria dhe që mosfunksionimi i opozitës mund t’i shkaktojë vendit”, tha ai.

Deputeti Gazment Bardhi është ndalur për gazetarët, pas përfundimit të takimit të thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës. Ai tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranishme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës.”, tha ai.

“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më tej”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights