Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Reshje shiu të dobëta priten të prekin qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Sarandës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë mot me diell dhe re të shpërndara.
Temperaturat parashikohen të qëndrueshme në të gjithë territorin. Moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe herë-herës deri në vranësira të dendura, kryesisht në zonat malore. Prej orëve të mesditës deri në pasdite, në zonën veriperëndimore dhe në mënyrë të izoluar në jugperëndim priten reshje afatshkurtra shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.

