Screenshot 2026 02 02 124021 696x385

Një shtetas maqedonas u arrestua sot nga policia pasi  transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.

Policia e Tiranës njoftoi sot se u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.

Policia bëri të ditur se 41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kashar-Thumanë, teksa transportonte dy emigrantë.

Ndërkaq, sipas policisë nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights