if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj të alkoolizuar Amanda Pushani me thikë.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsela Pushanin, e cila pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë motrën e saj 37-vjeçare, Amanda Pushani.
Në dëshminë e dhënë, Marsela është shprehur se nuk beson se e motra ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve me thikë. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se nuk do të donte ta vriste kurrë motrën e saj. Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar.
“Motra ishte konsumatore e rregullt e alkolit, pinte 2-3 litra raki.Ende nuk e besoj se ajo vdiq nga thika se nuk i doli gjak. Ajo kishte shenja të tjera ne trup pasi kur pinte rrezohej dhe vritej.Unë për motren time jap jeten, por nuk besoj se e ka nga thika. Nënen e kam shume keq me shendetin”.tha autorja e dyshuar e krimit.
Sipas 40-vjeçares, Amanda konsumonte deri në tre litra raki dhe ditën që ndodhi ngjarja u konfliktuan për shkak se kishte blerë disa shishe birrë edhe pse kishte premtuar se do të hiqte dorë nga alkooli.
Ndërkohë, avokati i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest shtëpie’ dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Kujtojmë që fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e 37-vjeçares, si natyrale, por pas autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë.
Fillimisht Marsela dëshmoi se nuk kishte për qëllim ta vriste motrën e saj, por e kishte goditur për vetëmbrojtje. Ajo ka deklaruar se Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.
Në dëshminë e saj, e ëma tha se 37-vjeçarja, Amanda Pushani ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes, Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights