569185583 18297714403284454 2878177594319743048 n 696x523

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka tërhequr nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, pasi rezulton me prani të bakterit cereulide.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu, me destinacion asgjësimin e tij, ose kthimin në vendin e origjinës.

Referuar subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese “Nestle”, si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights