Aksident

Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të Shkollës Bujqësore.

Gjatë një tentative për parakalim, një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë pa lëndime serioze.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights