Screenshot 13 3 696x528

Ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas homazheve pranë varrit të Rugovës në rasti e 20-vjetorit të vdekjes së tij.

Basha i shoqëruar me disa prej anëtarëve të kabinetiti qeveritar në detyrë dhe zyrtarë të LVV-së, tha se Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare.

“Një meritë e jashtëzakonshme i takon presidentit Rugova për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh se në atë kohë shumë pak dinin se ku ndodhej Kosova dhe për problemet që ballafaqohej, por ai arriti të depërtoj në qendrat kryesore botërore, duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare dhe duke shpërfaq terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një popullit të pafajshëm shqiptarë”, tha Basha.

“Rugova gjithashtu ka rol të rëndësishëm në procese të ndryshme, përfshirë në atë të Rambujesë, në themelimin e institucioneve të pasluftës, prandaj mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës dhe vendit tonë”, përfundoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights