Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shkoder policia sd

Policia e Lezhës ka arrestuar një 39-vjeçar, A. A., i cili ndodhej nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për përndjekje ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Ai akuzohet se ka vazhduar të përndiqte të njëjtën shtetase, ndonëse ishte i pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

I arrestuar në ambientet e një lokali, 39-vjeçari u kap pas një kallëzimi të bërë nga ish-bashkëjetuesja, e cila kishte raportuar përndjekjen e vazhdueshme. Kjo ndihmoi që të organizohej një operacion i shpejtë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale.

Gjatë arrestimit, në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një shufër hekuri, si dhe celulari dhe automjeti i tij, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetimin e mëtejshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights