Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Lëvizte me rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari në Krujë, i identifikuar si  Renaldo Mjerka

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldo Mjerka, 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights