Screenshot 2026 01 20 135703 696x474

Sot u mblodh Byroja Kombëtare e Kuvendit, e cila shqyrtoi ankimimin e deputetëve të përjashtuar të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se sot u vendos zgjatja e kohës së përjashtimit të gjashtë deputetëve të opozitës, nga 30 ditë që ishte, deri në muajin mars.

“Parlamenti është marrë peng, është kthyer në një bodrum i krimit dhe i drogës dhe nuk është sot më parlamenti pasqyrë e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Çdo deputet i opozitës që flet të vërtetën dhe i referohet fakteve dhe provave për inkriminim e këtij shteti, shpallet armik.

“U nis përjashtmi me 30 ditë, tani afati i përjashtimit në kundërshtim me rregulloren dhe statusin e deputetit është shtyrë deri në mars. Pra është thënë një muaj, tani po e çojnë 3 muaj. Gjashtë deputetët e opozitës janë përjashtuar deri në mes të marsit”, tha Noka.

Noka shtoi se “përjashtimi fillon nga data 23 dhjetor dhe flitet deri nga data 3 mars, s’na lejohet të shkelim në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se mandatin na e kanë dhënë qytetarët, mandatin kërkon të na e marrë në mënyrë të përkohshme Edi Rama”.

Noka bëri të ditur se do ankimojnë çështjen në gjykatën Administrative.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, Albana Vokshin, Klevis Balliun, Elda Hotin, Flamur Nokën dhe Fidel Krekën, pas kaosit të krijuar në Kuvend seancën e 18 dhjetorit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights