Roshi

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Raportohet se ish-kryebashkiakut i është komunikuar mbyllja e hetimeve.

Katër ditë më parë, SPAK mbylli hetimet ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe pritet ta dorëzojë të pandehur në gjykatën antikorrupsion për akuzën shpërdorim detyre.

Shkeljet që i adresohen lidhen me dhënien e urdhrave për zhvillimin e së paku gjashtë tenderave në Kavajë, mes tyre për pastrimin e qytetit, zhvillimin e qendrës dhe rikonstruksionin e disa akteve rrugore.

Si një drejtues i pushtetit lokal deri në 2016, Elvis Roshi i pati problemet e para në Shqipëri nga ligji i dekriminalizimit ku dhe u zbulua se nuk kishte shkruar në formular një dënim në shtetin italian.

Por më pas në përfundim të një auditimi KLSH kërkoi hetime në prokurorinë vendore për procedura prokurimi të mbajtura mes viteve 2013 – 2014. Prokuroria lokale e pushoi çështjen dhe ja çoi për vendim SPAK-ut që nuk pranoi të firmoste duke gjetur të arsyeshme rezultatin se duhej nisur ndjekja penale

Siç rezultoi SPAK u vendos përpara kësaj vendimmarrje edhe nga një urdhër i gjykatës antikorrupsion që sugjeroi kryerjen e veprimeve hetimore në bashkinë e Kavajës për kohën kur ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi.

SPAK administroi dëshmi dhe një raport të KLSH që thotë se u shkaktua një dëm prej gati 500 milionë lekë. Përpos akuzës së shpërdorimit të detyrës, dhe veçimit të dosjes ndaj dhjetë nëpunësve të tjerë, SPAK ka hapur fraksion dhe po e heton Elvis Roshin edhe për pastrim parash duke u bazuar tek një aktekspertim financiar gjë për të cilën ka nisur letërporosi drejt Italisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights