Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut parashikohet të nisin fillimisht në jug të vendit e gradualisht edhe në pjesën qendrore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë fryrë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | -1/9 | Diell re shi |
| Kukës | -6/3 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | -1/9 | Diell re shi |
| Dibër | -9/2 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 1/10 | Diell re shi |
| Tiranë | -1/10 | Diell re shi |
| Elbasan | -1/8 | Diell re shi |
| Berat | -2/7 | Diell re shi |
| Vlorë | 3/9 | Diell re shi |
| Korçë | -5/0 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | -6/5 | Diell re shi |
| Sarandë | 2/8 | Diell re shi |
