Altin Doci 770x404
 
Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetesore, është arratisur.
Një i burgosur ishte shtruar në spitalin e Infektivit në Durrës pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.
Por pas kësaj i burgosuri është arratisur. Mësohet se shtetasi i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK për vepra të rënda penale
I dënuar nga SPAK për vrasjen e katër personave Altin Doci është arratisur nga spitali i Durrësit ndërsa po merrte mjekim në repartin e infektivit.
Rrethanat se si Altin Ndoci është arratiset nga reparti infektiv janë ende të paqarta.
Ndërkohë që duhet të ishte shoqëruar nga policia e burgjeve gjatë kohës që merrte mjekim.
Të gjithë grupet e policisë janë në terren dhe po kontrollohen edhe kamerat për të zbardhur ngjarjen.
Reagon Drejtoria e Burgjeve: Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights