Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Mësohen detajet e reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.

Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.

Mësohet se viktima është Roland Shahinasi.

Ndërkohë vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights