Screenshot 2026 01 10 114612 696x453

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vlerësohet pozitivisht për performancën e deritanishme drejt play-offit për Botërorin 2026, me theks të veçantë te puna e trajnerit Franco Foda dhe rritja e dukshme e cilësisë së ekipit. Pas daljes së dytë në një grup të fortë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, Kosova do të përballet me Sllovakinë në mars.

Profesori dhe analisti Malsor Gjonbalaj vlerëson se drejtimi i Fodës ka qenë i suksesshëm jo vetëm sportivisht, por edhe organizativisht.

“Mendoj që trajneri Foda ka vendosur disiplinë dhe një vizion të qartë për ekipin. Futbollistët tanë po luajnë në klube të njohura evropiane, duke u bërë bartës të lojës. Kjo rritje e cilësisë i jep ekipit një perspektivë të ndritur,” tha Gjonbalaj për KosovaPress.

Ai theksoi se Kosova nuk është inferiore ndaj Sllovakisë, edhe pse do të luajë si mysafir në një ambient me presion të madh:

“Ndeshja është e vështirë, sepse eliminimi nga gara e bën vendimtar çdo moment. Por Kosova duhet të shkojë e qetë dhe e përgatitur psikologjikisht, duke menaxhuar lojën dhe rezultatin pa nguti,” shtoi ai.

Trajneri Genc Sermaxhaj e konsideron përballjen me Sllovakinë si të barabartë dhe një sfidë të vështirë për Kosovën. “Sllovakia ka përvojë në botërorë dhe evropianë. Megjithatë, mundësitë janë 50-50 dhe Kosova ka futbollistë cilësorë në liga të mëdha, si Muriqi dhe Zhegrovë. Kualifikimi është i mundshëm,” tha Sermaxhaj.

Edhe trajneri Robert Gjeraj shpreh optimizëm për fitore ndaj Sllovakisë dhe për kualifikim historik drejt play-offit.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapa të dukshëm nën drejtimin e Fodës, me futbollistë që performojnë në nivele të larta evropiane. Analistët dhe trajnerët vlerësojnë cilësinë, disiplinën dhe perspektivën e ekipit për të përballuar sfidën ndaj Sllovakisë në mars dhe për të synuar një kualifikim historik për Botërorin 2026.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights