3500 696x418

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko u bëri thirrje banorëve që kanë mundësi që të largohen përkohësisht nga kryeqyteti, pasi sulmet ruse kanë shkaktuar ndërprerje masive të ngrohjes në qytet.

Temperaturat pritet të bien sot deri në minus 15 gradë Celcius, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Një sulm i fuqishëm me raketa dhe dronë goditi qytetin, duke vrarë katër persona dhe shkatërruar ndërtesa banimi, përfshirë edhe një pjesë të ambasadës së Katarit.

Personeli diplomatik u shpëtua pa lëndime, por dëmet ishin të konsiderueshme.

Gazetarët në Kiev raportuan panik ndër banorët, të cilët vraponin drejt strehimeve ndërsa sirenat e alarmit ajror jehonin dhe shpërthime të dronëve dhe raketave dëgjoheshin në të gjithë qytetin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se po përdor të ftohtin si “mjet terrori” dhe kërkoi nga zyrtarët që të përballen me krizën.

“Qyteti ka burime për të menaxhuar situatën, pavarësisht dëmeve të shumta”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut Klitschko, rreth gjysma e pallateve të banimit në Kiev, afërsisht 6 000 ndërtesa, mbeten pa ngrohje.

Autoritetet shpresojnë të rikthejnë furnizimin gjatë fundjavës në disa zona, por disa dëme kërkojnë më shumë kohë për riparim.

Autoritetet kanë hapur 1 200 qendra ngrohjeje për qytetarët e prekur, ndërsa  presidenti Zelensky bëri thirrje që askush të mos ikë nga përgjegjësitë dhe të zgjidhë problemet praktike të qytetit.

Rusia përdori raketën balistike “Oreshnik” për të goditur objektiva strategjikë, përfshirë një objekt infrastrukture pranë Lvivit.

Banorët e zonave të prekura raportuan shpërthime dhe ndërprerje të gazit, duke përkeqësuar situatën në temperaturat e acarta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights