Prokuroria Elbasan 6654 696x393

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, ku ngrihen pretendime për shkelje etike, nga ana e prokurorit Gjergj Ceka dhe nga ana e gjyqtares Megi Strakosha, me avokatin Ulian Bajrami, gjatë debatit të zhvilluar në seancën e datës 17.10.2025 në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. L. (S.)., që përfundoi me arrestimin e avokatit.

ILD njoftoi se nga analiza e të dhënave të grumbulluara nga verifikimi, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë, të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit prokuror Gjergji Ceka, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe ndaj magjistrates gjyqtare Megi Strakosha me detyrë gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar.

Për këtë shkak, sipas ILD-së informacioni i bërë publik në media lidhur me pretendimet e ngritura për shkelje etike, duhet të arkivohet.

Lidhur me shkeljen e rregullave të etikës nga magjistrati Gjergji Ceka, theksoi se rasti do t’i referohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin etik-profesional për këtë magjistrat.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights