Oreshnik 696x402

Rusia ka përdorur raketën e saj me rreze të mesme veprimi dhe me kapacitet bërthamor ”Oreshnik” në një sulm ndaj Ukrainës perëndimore, raportoi sot agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Ky është sulmi i dytë ndaj Ukrainës ku përfshihet kjo armë.

Sipas ministrisë, sulmi u krye si përgjigje ndaj një akti terrorist të kryer nga Kievi ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin më 29 dhjetor 2025.

Ministria shtoi se objektivat e goditjes u arritën dhe se u shënjestruan objekte që prodhonin mjete ajrore pa pilot (dronë), të cilat dyshohet se janë përdorur në sulmin e pretenduar, si edhe infrastruktura energjetike.

Ukraina ka mohuar se ka kryer ndonjë sulm ndaj rezidencës së Putinit dhe akuzon Moskën se po përdor këtë pretendim të rremë për të justifikuar goditjet ndaj ndërtesave qeveritare në Kiev.

Rusia e përdori për herë të parë raketën ”Oreshnik” kundër Ukrainës në qytetin industrial të Dnipros në nëntor të viitit 2024.

Presidenti Putin ka deklaruar se sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore nuk janë në gjendje ta kapin raketën ”Oreshnik”, emri i së cilës në rusisht do të thotë ”lajthi” dhe se ajo mund të godasë objektiva deri në Evropën Perëndimore.

Analistë ushtarakë perëndimorë thonë se ”Oreshnik” është e aftë të mbajë një koka bërthamore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights