if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Në qendrën multimedia të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group” përformancat e grupeve, bizneseve, akademikëve dhe të rinjve ishin të shumta.

Mbresëlënëse për publikun ishte ajo e grupit të rinjve nga Kosova, në kuadër të 16 ditëve fushatë aktivizimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në botë.

Motrat Braha nga Prizreni, drejtuese të “Lulu’s Academy”, një organizatë joqeveritare prej tre vitesh, tregojnë për iniciativën e tyre në themelimin e organizatës fillimisht për trajnime ne kërcim.

Me synimin për të qenë ggjithpërfshirës ato ridimensionuan idenë e edukimin të fëmijëve përmes kërcimit dhe për të dhënë mesazhe inkurajuese dhe sensibilizuese për gjithë shoqërinë.

“Një nga këto projekte është  “Vagoni i Jetës”, e cila është një ekpozitë lëvizëse, që ka për qëllim vënien në pah të mënyrave të ndryshme të abuzimit, dhe se si veprimi i njerit ndikon në mënyrë direkte në sjelljen e tjetrit, por në mënyrë indirekte në sjelljen e një numri të pakufishëm të njerëzve”, tha Braha, Drejtoresha e Lulu’s Academy.

I ftuar në takim ishte Sylejman Elshani, Zëvendësministër i Kulturës dhe Rinisë së Sportit në qeverinë e Kosovës, i cili vlerësoi punën e organizatës joqeveritare nga Kosova.

“Nuk mjafton që vajzat dhe gratë të kenë aktivizim 16 ditë, ato duhet të kenë aktivizim 365 ditë në 24 orë, të jenë aktive për të ngritur zërin për të drejtat e tyre, ” tha Elshani, duke i uruar suksese organizatës pjesëmarrëse dhe të pranishme në panair.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights