Screenshot 1

OSHEE ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme, 29 dhjetor, në Shkodër, ku shpërtheu kutia e satateve të energjisë elektrike në një pallat, duke shënuar një viktimë.

Sipas OSHEE-së, shpërthimi i ndodhur nuk ka qenë për shkak të boksit të matësave në pallat

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat. Faleminderit“, njofton OSHEE.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”. Fillimisht, shtetasi me inicialet H.Y., nga shpërthimi u lëndua e u transportua në spital. Ai humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights