Screenshot 1 60 696x339

Pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet mes tyre, në shumë raste edhe publike, nuk ka munguar urimi i kryeministrit Rama për fitoren bindëse të Albin Kurtit në zgjedhjet e kësaj të diele.

Vetë Rama lajmëroi në rrjetin X se i ka dërguar një mesazh për fitoren homologut Kurti, ku shpreh po ashtu urimin që kjo fitore të sjellë mbarësi jo vetëm për Kosovën, por edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar.”

Presidenti Begat, në urimin e tij, uron që fitorja e Kurtit të përkthehet në begati për Kosovën dhe përgjegjshmëri për institucionet e vendit.

“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane.”

Mesazh urimi për fitoren e Kurtit, por edhe për popullin e Kosovës që tregoi përgjegjshmëri në procesin zgjedhor, ka dërguar edhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, duke i cilësuar si një sukses të vërtetë të demokracisë dhe një shembull frymëzues për shqiptarët
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve!
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights