Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi, vjen në këtë panair si një partnere jetëgjatë me subjekte të njohura tradicionalisht, prezente në Tiranë, dhe u përfaqësuar me 16 kompani në sektorë të ndryshëm, shumica prej tyre nga sektori agroushqimor, turizëm, industria e përpunimit të materialeve metalike, shërbimeve,  dhe të tjera.

“Ne shohim një interes të shtuar, gjatë performancës sonë çdo vit në panair, dhe sipas statistikave tona tregohet se ka rritje të kontratave vit pas viti, me impakt në marrëdhëniet tregtare”, tha Ivana Paraca, Këshilltare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Dhoma e Ekonomisë së Malit të Zi.

Konsolidimi i marrëdhënive të ngushta me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, si mbështetës kryesor i kompanive të Malit të Zi, ka bërë që kompani të dryshme të afrohen, duke krijuar një mjedis miqësor për të mundësuar bashkëpunime të reja në sektorë të ndryshëm.

“Ne shpresojmë që investitorët tanë të konsolidojnë parteneritetin me Shqipërinë, për të nënshkruar kontrata të reja, dhe kjo është ajo që na bën të lumtur. Ne tradicionalisht kemi një marrëdhënie të fortë me kompanitë shqiptare, si vend fqinj, dhe mbështetësim lidhjet tona të ngushta tregtare për të patur impakt në ekonomitë tona, tha Ivana Paraca, Këshilltare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights