Një zjarr ka rënë këtë të shtunë, më 27 dhjetor, në një biznes përgjatë rrugës në zonën e Fllakës në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar shqetësim në zonë.
Raportohet se flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni.
“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin ‘Rinia’, pranë ‘Eco Park’, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.”, bën me dije Policia.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Ndërkohë grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të incidentit, megjithatë momentalisht, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
