Makina perplas bicikleten 1024x576

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, më 27 dhjetor, në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 69-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku një 29-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, ka përplasur 69 vjeçarin R. B., i cili po lëvizte me biçikletë.

Ai është dërguar në spital, ku fatkeqësisht më pas ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë njoftuar se pas aksidentit, arrestuan në flagrancë drejtuesen e mjetit me inicialet Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights