Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pas orëve të mëngjesit pritet të mbizotërojë mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina deri 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 0/12 | Diell |
| Kukës | -2/5 | Diell |
| Lezhë | 0/12 | Diell |
| Dibër | -4/5 | Diell |
| Durrës | 3/14 | Diell |
| Tiranë | 3/14 | Diell |
| Elbasan | 2/14 | Diell |
| Berat | 2/15 | Diell |
| Vlorë | 5/15 | Diell |
| Korçë | -2/7 | Diell |
| Gjirokastër | -2/13 | Diell |
| Sarandë | 4/15 | Diell |
