604524161 18067094453407678 8343457492780756312 n 696x696

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot ndaj propozimit të qeverisë për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja. Sipas saj, nisma është e vonuar dhe gjysmake.

“Një nismë e vonuar dhe gjysmake, ndonëse kërkesa e partnerëve tanë amerikanë dhe të Bashkimit Europian ka qenë e qartë dhe e përsëritur, dhe vjen në një moment tejet kritik për sigurinë dhe orientimin strategjik të vendit.

“Shqyrtimi serioz i investimeve të huaja është jetik për Shqipërinë, sepse sot: të dhënat personale të qytetarëve janë trajtuar si plaçkë; të dhënat e bizneseve janë përdorur për gjoba dhe presione; institucione shtetërore si AKSHI janë përfshirë në skandale të mëdha që po hetohen nga SPAK”, tha ajo.

Tabaku, njëherësh kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, nënvizoi më tej se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik.

“Ose zgjedh rrugën europiane, me rregulla, transparencë dhe investime amerikane e europiane, ose rrëshqet drejt marrëveshjeve të errëta me vende të treta, pa standarde dhe pa siguri. Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, ku siguria kombëtare nuk negociohet, detyra e një qeverie nuk është të prodhojë propagandë dhe lajme të rreme, por të mbrojë Shqipërinë nga rreziqet reale”, shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut, propozimi i qeverisë është i reduktuar dhe lë në hije sektorët jetësorë për sigurinë kombëtare.

“Prandaj nuk është rastësi që propozimi i kësaj qeverie të delegjitimuar reduktohet në: një komitet në letër, një shqyrtim formal, dhe kufizim absurd vetëm në sektorin e medias, duke lënë në hije sektorë vitalë për sigurinë kombëtare. Fjala vjen, mbeten jashtë: infrastruktura portuale; teknologjia e informacionit; infrastruktura softuerike dhe sistemet kritike; mbrojtja dhe prodhimi ushtarak”, theksoi Tabaku.

Tabaku shtoi se “mjafton një krahasim me rregulloren e Bashkimit Europian për screening-un e investimeve për të kuptuar sipërfaqësinë dhe mungesën e seriozitetit të një qeverie pa moral dhe pa vizion. Ndërsa qeveria e damkosur nga korrupsioni propozon ligje “sa për të kaluar radhën”, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion real, të fortë dhe të besueshëm, që mbron sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights