Krishtlindjaaa

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Kreu i shtetit uron “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!”

Begaj shkruan më tej në rrjetin social ‘X’ që le të jetë kjo festë e Krishtlindjes “burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur!”

Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur!“, shkruan presidenti Begaj.

Ndërkaq, më herët kryeministri Edi Rama ka uruar po ashtu të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit.

Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.

Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos.

Në ditën e Krishtlindjes, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala, ishin pranë fëmijëve pa kujdes prindëror në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shpërndanë dhurata dhe u krijua një atmosferë feste.

“Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale-përmes nismës së MSHMS dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur” shkruan Balla në rrjetet sociale, duke uruar Gëzuar Krishtlindjen!

Sali Berisha daljen e tij përpara mediave e nisi me një urim për festën e Krishtlindjeve.

“Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes.

Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm”

Në prononcimin për mediat nga Kisha Katolike në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi përveç urimit për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, përcolli dhe një mesazh politik.

“Në emër të Partisë së Lirisë, presidentit Meta dhe ermin tim personal i uroj të gjithë besimtarëve dhe popullit të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar gëzuar Krishtlindjet.

Sa më shumë mirësi, lumturi e begati. Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mirë që patjetër do të vijnë.

Ndaj le të lutemi por në veçanti le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, begati, dinjitet të çliruar njëherë e përgjithmonë nga një sekt anti familje e anti zot.”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights