Murseli

Para trupit gjykues në Kosovë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, janë prezantuar pamje të 29 nëntorit, ditës së ngjarjes.

Prokurorja Javorka Perliçenviq ka prezantuar pamje të asaj dite, kur Naim Murseli ka dalë nga shtëpia. Në to shihet edhe Liridona Ademaj para shtëpisë në Bërnicë.

“Sot po vazhdojmë me momentet kyçe nga video të incizimit. Më datë 29.11.2023 rreth orës 10:14, Naim Murseli del prej shtëpisë dhe hipën në makinën e tij”, tha ajo.

Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje në një karburant, ku shihen Naim Murseli dhe Granit Plava.

“Pamjet që po transmetohen janë nga mëngjesi e deri pasdite, ku Granit Plava dhe Naim Murseli rreth orës 16:30 shihen sërish në një karburant. Nga vetura del edhe Granit Plava dhe Naim Murseli. Në një moment, shihet se si i akuzuari Naim Murseli i afrohet të akuzuarit Granit Plava dhe diçka i flet dhe shkon në market te karburanti. Del nga marketi dhe nga ana tjetër Granit Plava mbush makinën me karburant. Naim Murseli del dhe i afrohet dhe i jep një pije energjike. Së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri, po e marr me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punën”, tha ajo.

Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda më pas në vendin e njëjtë pas asaj vjen makina “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga karburanti.

Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë. Pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.

“Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë incizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restorantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli”, tha ajo.

Në pamje shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pastaj ia bën me shenjë duke prekur fytyrën. Pak minuta më pas ndodhi edhe vrasja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights