Jer

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne më 22 dhjetor, në qytetin e Vlorës, ku tre persona janë konfliktuar me punonjës të INUV.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, ku gjatë konfliktit kanë ndërhyrë dy punonjës të qarkullimit rrugor, të cilët kishin qenë duke kaluar.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër për të ndalur konfliktin, pa shkaktuar të lënduar.

Megjithatë dy punonjës të policisë kanë mbetur të lënduar nga konflikti fizik.

“Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.

Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve,  dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, bën me dije policia.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights