Prokuroria Shkoder 696x365

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Vau-Dejës dhe dy inspektorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Sipas Prokurorisë “në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2025, bazuar në materialin e referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rezultoi se më datë 09.04.2025, në rrugë operative u dërguan të dhëna konkrete, se në disa raste, shtetas të ndryshëm në fshatin Pistull dhe Paçram të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, po bëhen ndërtime pa leje dhe se këto shtetas janë favorizuar nga punonjësi i policisë në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe nga inspektorët e IMT-së”.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria bëri të ditur se “rezultuan të provuara elementët e veprës penale të dyshuar dhe u morën të pandehur, shtetasit: A.D., punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; M.L., me detyrë kryinspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës; J.H., me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës dhe D.Ll., me detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës.

Të katërt akuzohen për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu për gjykim u dërgua dhe B.D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights