📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gonzato 1 734x450

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, përgëzoi drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.

Gonzato, i cili ndoqi nga afër dëgjesat publike të katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, tha pas përfundimit të procesit se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë për KLP-në në këtë detyrë të saj, por edhe për të treguar interesin tonë në procedurën e emërimit, kjo për arsye se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ju e dini se kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Unë dje thashë se ne po kërkojmë një drejtues të këtij institucioni, të SPAK-ut, i cili do të vijojë punën e tij, dhe thamë se ajo që kërkonim të ishte një kandidat që të kishte nivele shumë të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë, standarde që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Tashmë më lejoni të përgëzoj Brahon në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në ditët dhe muajt në vijim”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights