Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët dhe disa të afërm të tij. Edhe pse pjesëmarrja ishte e kufizuar, atmosfera ishte e rënduar dhe shënuar nga dhimbja, teksa familjarët ngritën kërkesën për transparencë dhe drejtësi të plotë.
“Mbështes drejtësinë për Erjonin. Fatkeqësi e rëndë, mjerë kush e përjeton. Po jetojmë në një shoqëri depresive e indiferente, ku askush nuk reagon. Nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv, sepse nxënësit nuk shkojnë në shkollë me çanta me libra, por me thika dhe municione,” u shpreh ai.
Kjo tragjedi sjell në kujtesë një ngjarje të ngjashme të ndodhur një vit më parë në Tiranë, ku nxënësi Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Për këtë rast, autori i dyshuar është arrestuar dhe më 9 dhjetor pritet të shpallet vendimi i gjykatës.
